Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Tensionohet” situata në SHBA, mbështetësit e Trump dynden drejt qendrave të numërimit

23:23 / November 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba protestat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Replika, kontestime, por edhe protesta. Zgjedhjet në SHBA-në i kanë të gjitha. Pak orë pasi Donald Trump njoftoi se ngriti padi për të ndaluar numërimin e votave në Michigan, pasi sipas saj nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit u zhvillua një protestë në Detroit.

Me thirrjet “ndalo numërimin” një grup qytetarësh u mblodhën përpara një qendre numërimi duke protestuar. Ata u përpoqën që të futën ne qendrën e numërimit, por nuk u lejuan nga policia. Situata është e tensionuar.

Më pas në qendrën e numërimit shkuan edhe mbështetës të demokratëve, të cilët u shprehën se vajtën për t’u siguruar që votat po numëroheshin në rregull.

“Unë thjesht dua të sigurohem që të gjitha votat e Michiganit janë të numëruara. Këto zgjedhje janë, siç thotë Joe Biden, për shpirtin e vendit tonë” tha njëri nga mbështetësit e kandidatit demokrat.

Mbështetësit e Presidentit Donald Trump dhe sfiduesit të tij Joe Biden në Detroit ishin të zemëruar, të irrituar dhe të frikësuar të mërkurën, me rezultatin akoma disa ditë ose edhe javë larg.

Shumë mbështetës në bazën e votuesve të Trump u bënë jehonë akuzave të tij të pabazuara për manipulim duke kërkuar ndalimin e numërimit të votave.

dynden SHBA situata tensionohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.