Në Amerikë, sondazhet parazgjedhore i dhanë shumë avantazh kandidatit demokrat, Biden, gjë që ndonëse ka përparësi, dy kandidatët kanë patur gjatë gjithë procesit një diferencë të ngushtë.
Frank Luntz, një analist republikan dhe studiuesi i opinionit publik, thotë për BBC se pse disa sondazhe kanë gabuar parashikimet në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Sipas ekspertit, 19% e mbështetësve të Trump “ishin të pandershëm me miqtë dhe familjen e tyre”, krahasuar me “9% të mbështetësve të Biden që vepruan në të njëjtën mënyrë”.
“Rreth 19 për qind e votuesve të Trump nuk ishin të sinqertë, madje edhe me miqtë e tyre dhe anëtarët e familjes. E njëjta gjë mund të thuhet për vetëm 9 për qind të votuesve të Joe Bidenit.
Kishte një nivel shqetësimi ose frike se si mund të trajtoheshin nëse të tjerëve u thuhej se kënd e preferonin president. Disa madje kishin frikë nga hakmarrja nëse pranonin të votonin për Trump. Kjo është gjëja e parë në lidhje me sondazhet.
Gjëja tjetër është se votuesit e Trumpit nuk donin të merrnin pjesë në sondazhe, ata thjesht refuzuan të bashkëpunojnë me anketuesit ”, tha Luntz
Edhe në vitin 2016, kur përballë Trump kandidonte Hillary Clinton sondazhet gabuan.