“Koha më e lavdërueshme e jotja është pikërisht 2013, kur i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë…”
Anëtarja e Kryesisë së LSI-së dhe drejtuesja e politike e Qarkut Durrës, Elona Guri i është përgjigjur Edi Ramës pas deklaratave të bëra nga kryeministri ditën e sotme në Durrës.
Rama tha nga Durrësi së nëse LSI ka bërë diçka të mirë ka qenë kur mbështeste PS-në, duke shtuar se tani është bërë bashkë me PD-së për t’i penguar por kjo sipas Ramës, nuk ka për të ndodhur.
Guri shkruan se për Ramën koha më e lavdërueshme është pikërisht 2013, kur i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë.
“Koha më e lavdërueshme e jotja është pikërisht 2013, kur i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë. Sot, megjithë dëshirën tënde të sëmurë për ta pasur LSI-në në krah e ke marrë përgjigjen dhe nuk do t’a kesh më.
Në krahun tënd, si sot tek plehrat do kesh arkitektët e plehrave asnjë tjetër! Tani që zuzarët u bënë bashkë të gjithë qytetarët dhe atdhetarët do jenë bashkë.”- shkruan Guri.
