Në takimin e kryeministrit Rama sot në Durrës është i pranishëm edhe ish-deputeti Lefter Koka, i cili u përjashtua nga LSI-ja pasi nuk pranoi që të digjte mandatin në shkurt të këtij viti.
“Po bëhet një mrekulli në Sharrë, ndote gjithë zonën e Kombinatit apo Elbasanin që kishte edhe gangrenën me male me plehra. Le të kthehet siç ishin sepse ne kishim COVID. Këta ne nuk i kemi përballë por i kemi mbrapa. Nuk na arrijnë dot në këta. Problemi është me ata që ende u besojnë, që u shkojnë ende mbrapa. Ne nuk kemi bërë çdo gjë në mënyrë perfekte. Një gjë është e sigurtë që në këtë fushë veprimi këta nuk i ofrojnë njerëzve as 1/1000 të asaj që ofrojmë ne. Shikoni çfarë thonë dhe si janë të bashkuar në pisllëk. Sikur të mos mjaftonte njëra palë, është edhe ajo tjetra. Nuk është rastësi pse unë jam këtu sot dhe është Lefteri që kemi punuar për këto projekte kur ishim në aleancë me LSI-në. Nëse nuk duan të thonë një fjalë të mirë, të paktën mos të bëhen qesharak duke bërë fjalë të këqija. Ata nuk duan t’ja dinë sesi zgjidhen gjërat, dinë vetëm të nxisin sherr dhe do bëjnë të njëjtën që kanë bërë gjithmonë. Nëse LSI ka bërë një punë të mirë ka qenë të mbështesë PS në punën që mori përsipër të bënte. Mbështetja ka qenë që të mos na dalin para dhe të na pendojnë. Sot janë bërë bashkë për të penguar me çdo kusht dhe për ta kthyer Shqipërinë pas. Në këtu sot në promovimin e plaftormës nuk jemi nga halli as nga ndonjë tronditje aritmetike. S’na sjell këtu ideja se nuk i mundim dot ata. Ata janë të mundur dhe të humbur janë të destinuar të degradojnë thellë e më thellë. Jemi këtu sepse kemi nevojë të përmirësohemi dhe të rrisim kapacitetet dhe të shkojmë përtej boshllëqeve tona dhe të krijojmë hapësirë për të rinj dhe të reja.”, u shpreh Rama.
