Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje socialistëve të mobilizohen në funksion të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka sot perspektivën më konkrete drejt BE-së.

Në Asamblenë e PS-së, Rama kërkoi angazhim në çdo qytet e fshat, ndërsa vlerësoi nismën “Prania Besnike” si një mënyrë për të qenë më pranë qytetarëve.

“Një vend me probleme dhe një vend pa perspektivë janë dy gjëra krejt të ndryshme, Shqipëria e sotme ka një perspektivë më konkrete se kurrë. Thonin për çfarë i duhej këtij kjo shumicë kaq e theksuar, do të bëhet ky si Erdogani dhe Putini? Imagjinoni nëse populli shqiptar do të ishte i mangët si këta, ne sot do të ishim të ngecur, sepse nuk do të kalonim ligjet që kemi kaluar në funksion të anëtarësimit.

Prandaj e kemi marrë atë shumicë, për Shqipërinë e BE. Këtë duhet ta ndiejë secili për të qenë aktiv, të gjitha qelizat e PS duhet të mobilizohen, i gjithë gjaku i organizmit të kësaj partie duhet të vlojë. Ne na ka rënë barra, por na është shkruar edhe fati për të qene në këtë moment të historisë, që Shqipëria të jetë ylli i ri i Europës dhe kjo e fundit do të flasë edhe shqipen, siç flet edhe të tjerat atje.

Është momenti për të punuar pa u lodhur dhe për të mbështetur njerëzit dhe komunitetet. Do të themi se isha dhe unë kur ndodhi, ngjarja më e madhe e historisë së Shqipërisë është edhe ajo që është përpara. Prandaj Shqipëria nuk mund të ndalet asnjë minutë. Prania Besnike e provon se është një nga shtigjet e duhura për të ndjerë nga afër pulsin dhe ndjesinë e çdo komuniteti dhe për t’i dhënë frymëmarrjen e domosdoshme që duhet ta marrim në burim.

Sepse burimet në Tiranë janë kundër nesh për 1001 arsye, por ne kemi atë burim atje, që duhet të shtrihet në çdo territor. Ka ardhur radha jonë për të folur, i kanë thënë të tëra, i shulën të gjithë gurët e bulevardit dhe i hodhën të gjithë molotovët që nuk kishin hedhur ne 35 vite. Tani është koha të flasim ne, të flasim me çdo shqiptar në çdo fshat e qytet me shqiptar që nuk e ka frikë dialogun dhe që nuk harron se baza e së vërtetës nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe detyra për të dëgjuar”, tha Rama.

asamble erdogani mobilizim Rama Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026

Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

11:01 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.