Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmi në i Vjenë në një rreze 75 metra, policia ndërton skemën, Fejzullai eleminoi të parin bashkombasin e tij

21:30 / November 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kujtim fejzullai 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia austriake ka përshkruar të gjithë lëvizjet e 20-vjeçarit Kujtim Fejzullai përgjatë mbrëmjes së të hënës ku vrau katër persona dhe plagosi më shumë se 20 të tjerë.

Siç raportojnë mediat, ai veproi në “Trekëndëshin e Bermudës” në Schëedenplatz brenda një rrezeje prej 75 metrash.

Sulmin 20-vjeçari e nisi nga Desider-Friedmann-Platz dhe Judengasse. Është ende e paqartë se si ai mbërriti aty. Sipas gjetjeve paraprake, vrasësi erdhi ose përmes Jerusalemstiege nga tregu i mishit dhe tregu i fermerëve ose nga Judengasse në Hohen Markt.

Xhaketa e terroristit u gjet gjithashtu në Desider-Friedmann-Platz, të cilën ka të ngjarë ta ketë hequr qafe para sulmit.

Në të njëjtën pikë ai filloi sulmet dhe qëlloi viktimën e parë në  shkallët e  tregun të mishit. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin nga Struga, Nexhip Vrenezi.

Pas kësaj autori i krimit shkoi në Judengasse dhe sipas raportit të hetuesve, qëlloi me kallashnikov rastësisht në drejtim të Ruprechtsplatz. Studentja 24-vjeçare gjerman që punonte si kamariere në një restorant në Ruprechtsplatz u vra atje.

Fejzullai më pas shkoi në Seitenstettengasse në drejtim të Rabensteig. Atje ai qëlloi viktimën e tretë me një kallashnikov, një austriake 44-vjeçare.

Pasi 20-vjeçari ishte afër Rabensteig, ai u kthye dhe vrapoi përsëri në Seitenstettengasse në drejtim të Judengasse, ku qëlloi përsëri 44-vjeçaren – këtë herë me një pistoletë. Gruaja u transportua në spital  ku edhe ndërroi jetë.

Pastaj ai vrapoi përsëri drejt Rabensteig. Një video tregon se autori u kthye majtas në Rabensteig.

Aty ai qëlloi një austriak 39-vjeçar përpara një lokali në zonën e hyrjes. Dera e lokalit ka disa shenja plumbash. Burri u gjet i vdekur në Franz-Josefs-Kai, ku ka të ngjarë të ketë ikur vetë deri atje në përpjekje për të kërkuar ndihmë.

Sulmuesi shkëmbeu zjarr me policinë. Zyrtarët e WEGA e ndoqën autorin e krimit poshtë Ruprechtskirche. 20-vjeçari shkëmbeu zjarr me dy anëtarë të njësisë speciale para se të qëllohej nga një oficer në përleshjen në Ruprechtsplatz. Sipas rezultatit paraprak të autopsisë, terroristi u qëllua në shpatullën e majtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.