Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aspirina do testohet për Covid-19. Studimi britanik do vlerësojë ilaçin si hollues gjaku tek pacientët

22:39 / November 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c 7316b79dac5627e3ad29f9e07fc140d4 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aspirina do të vlerësohet si një trajtim i mundshëm për Covid-19 në një nga provat më të mëdha në Britani, që do studiojë nëse redukton rrezikun e mpiksjes së gjakut tek njerëzit me sëmundjen. 

Shkencëtarët e kësaj prove, që po kërkojnë një serë trajtimesh të mundshme për Covid-19,  bënë të ditur se do të përfshihet edhe aspirina, që përdoret si hollues gjaku. “Është e arsyeshme të mendosh që aspirina të jetë përfituese, e sigurtë, jo e shtrenjtë dhe gjerësisht e disponueshme”, – tha Peter Horby, drejtues i provës. Pacientët e infektuar me koronavirus, ndodhen në rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut, për shkak të hiper-reagimit të trombociteve, fragmentet qelizore që ndihmojnë në ndalimin e hemorragjisë. Aspirina është një agjent antitrombocit dhe mund të reduktojë rrezikun e mpiksjes së gjakut, sipas provës.

Të paktën 2,000 pacientë pritet të marrin 150 mg aspirin çdo ditë, së bashku me regjimin e zakonshëm. Të dhënat nga këto pacientë do të krahasohen me të paktën 2,000 pacientë të tjerë, që marrin trajtimin standard të Covid-19. Doza të vogla ditore të aspirinës,  janë zbuluar se reduktojnë rrezikun e disa lloje të kancerit.

Si hollues i gjakut, aspirina rrit rrezikun e hemorragjisë së brendshme dhe marrja për një periudhë të gjatë, është lidhur me dëme të veshkave. Trajtime të tjera që po testohen përfshijnë antibiotikun e zakonshëm azitrhomycinë dhe koktejlin e antitrupave Regeneron, që u përdor për të trajtuar presidentin Donald Trump. Ekipi i kësaj prove në Britani, ishte i pari që tregoi se deksametazoni, një steroid që është gjithashtu i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm, mund të shpëtojë jetët e njerëzve të sëmurur rëndë me Covid-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.