Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Maskat/ 6 autorët amerikanë tërhiqen nga studimi ku bazohej OBSH

21:35 / November 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maske
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ulja e shtrimeve në spital për COVID-19 pas vendosjes së maskave në 1083 konte të Sh.B.A”, ky ishte studimi më i cituar nga OBSH për rekomandimin e mbajtjes së maskave në ambientet publike. Artikulli shkencor është tërhequr sot nga autorët, shpjegon faqja botuese prestigjioze e studimeve amerikane për mjekësinë “medRxiv”.

Autorët Dhavl Adjodah, Kathik Dinakar, Samuel Fraiberger, George Williams Rutherford, David V. Glidden, Monica Gandhi thanë se kanë tërhequr këtë dorëshkrim.

“Ka norma të rritura të rasteve të SARS-CoV-2 në zonat që kemi analizuar fillimisht në këtë studim. Analizat e reja në kontekstin e valës së tretë në Shtetet e Bashkuara janë të nevojshme dhe do të ndërmerren drejtpërdrejt në bashkëpunim me krijuesit e bazave të të dhënave publike në dispozicion për rastet, shtrimet në spital, normat e testimit, etj. Ne do ta kryejmë këtë në bashkëpunim me ekspertë të biostatistikve në UCSF”.

Prandaj, shprehen autorët, nuk dëshirojmë që kjo vepër të citohet si referencë për projektin mbajtjes së maskave për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

“Shpresojmë që së shpejti të kemi një analizë të azhurnuar duke përdorur të dhëna nga vala e 2-të dhe tani e 3-të e SARS-CoV-2 në SHBA. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni autorin përkatës”, shkruhet në vendin ku më parë ishte ekspozuar studimi i shumë përmendur nga ekspertët, por dhe politikanët.

Për ata që e kanë konsultuar tashmë këtë studim, autorët kanë këshillën: Ky artikull nuk është certifikuar nga vlerësimi i kolegëve, raporton kërkime të reja mjekësore që ende nuk janë vlerësuar dhe kështu që nuk duhet të përdoren për të drejtuar praktikën klinike.
Kjo ishte e pritshme pasi evidenca shkencore sot nuk mbështet përdorimin me detyrim të maskave dhe efektet anësore nuk përmenden.

Sa herë e ka ndryshuar rekomandimin OBSH?

Çështja e maskave ka qenë gjithmonë objekt diskutimesh sidomos kur bëhet fjalë për OBSH-në, e cila që nga nisja e pandemisë ka dhënë sugjerime kontradiktore.

Në fillim, vendosja e maskës i lihej në dorë njerëzve. Më pas, në qershor, OBSH thoshte se maskat duhet të mbahen në çdo vend publik, pasi kështu ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Në zonat aktive me COVID-19, OBSH këshillon mbajtjen e maskave mjekësore për këdo që punon në zonat klinike, jo vetëm për pacientët me Covid. Në zonat aktive për koronavirusin, ne këshillojmë që njerëzit mbi të 60-tat, apo ato me sëmundje të tjera të përdorin maskë mjekësore, në rastet kur ruajtja e distancës sociale nuk është e mundur.

Në këto kushte, OBSH këshillon edhe qeveritë që të nxisin mbajtjen e maskës në çdo vend publik, si në transportin publik, dyqane apo edhe ambiente të tjera të populluara”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Më 6 Prill, kur virusi ishte zbuluar tashmë, OBSH deklaroi se maskat ishin thelbësore vetëm për të sëmurët dhe për personelin shëndetësor. Në 6 Qershor, ekspertët ndërkombëtarë e ndërruan sugjerimin.

“Vetëm maska nuk është e mjaftueshme, por shërben për të mbrojtur veten edhe të tjerët”.
Në fund të Korrikut doli një dokument tjetër i OBSH-së.

IMG 20201107 WA0068

“Maskat po, por jo si zëvendësim i masave vendimtare kundër virusit si higjiena e duarve, distancimi, testimi dhe gjurmimi i kontaktit dhe izolimi i rasteve pozitive”.

Kaq deshi kryeministri ynë dhe e vendosi me gjoba maskën, për të mbushur me këtë rast edhe arkën e shtetit. Në 15 Korrik, qeveria miratoi sugjerimin e komitetit të ekspertëve për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente publike të mbyllura duke përcaktuar edhe një ndëshkim prej 3 mijë lekësh për ata që e shkelin këtë rregull.

Në fillim të Gushtit, OBSH nisi një tjetër fushatë ndërgjegjësimi duke sugjeruar në masë mbajtjen e maskave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.