Deputeti socialist Ditmir Bushati ka uruar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Në një postim në Twitter, Bushati shkruan: Karriera e Joe Biden në Senat dhe Shtëpinë e Bardhë ka qenë e lidhur vazhdimisht me shqiptarët. Programi i parashtruar prej tij për Shqipërinë e Kosovën gjatë fushatës presidenciale, sikundër përmendja e angazhimit të tij në Kosovë gjatë tubimit elektoral në Michigan, është tregues i vëmendjes së posaçme për shqiptarët dhe rajonin! Urime Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
