Ka hyrë në ditën e 25 greva e urisë së naftëtareve të Rafinerisë së Ballshit. Gratë greviste i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të nisin nje proces dialogu.
Në lidhje me këtë thirrje ka reaguar edhe vetë kreu i ekzekutivit përmes një postimi në twitter.
“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju.”-shkruan Rama.
