Spitali Infektiv duket se i ka izauruar të gjitha kapacitetet e tij dhe të infektuarit me COVID-19 që paraqiten në dyert e këtij spitali iu duhet të presin me orë të tëra në ambulancë.
Familjarët e personave të prekur, apo ata që dyshojnë, pohojnë se prej disa orësh qëndrojnë jashtë spitalit, ndërsa familjarët e tyre në ambulanca, pasi iu është komunikuar se nuk ka vende të lira në Infektiv. Sipas Skëndajt në çdo 10 minuta, në Infektiv vjen një ambulancë.
“Nuk kishte oksigjen, s’merrte frymë. E sollëm këtu. Ata rrinë në ambulancë të gjithë. Ishim në dispanceri, dhe na thanë i janë mbushur mushkëritë. Nuk ka vend. Jam e detyruar që ta marr në shtëpi pastaj. Ne se dimë nëse ka apo jo covid se nuk kemi bere tampon.”, tha një grua, që në ambulancë kishte burrin e saj.
