Kryeministri Edi Rama i rikthehet përsëri raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty mbi UÇK-në.
Përmes një postimi në Twitter, Rama pyet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta se pse kanë votuar pro ndaj këtij raporti që inkriminonte UÇK-në.
Këtu i ka kërkuar llogari edhe Bashës për sajesën e Shtëpisë së Verdhë.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkruan Rama.
Ilir a mund t'ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?
— Edi Rama (@ediramaal) November 8, 2020
