Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plani i Ushtrisë Shqiptare 2020 – 2023/ Tirananews zbulon dokumentin: Raketa, dronë, artileri dhe helikopterë amerikanë

17:23 / November 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Soldiers Load a Rapier Missile System During London Olympics Security Exercise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tre vitet që vijnë, krahas bazës së Kuçovës e cila do të vihet në dispozicion të avionëve të NATO-s, Shqipëria do të ketë edhe pajisje të reja me raketa dhe dronë. Në dokumentin e siguruar nga Tirananews.al, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Prof. Assoc. Bajram BEGAJ shprehet se në vitet 2020-2023, do të intensifikohet modernizimi i FA duke investuar në sisteme, pajisje dhe infrastrukturë.  “Kompletimi i njësive të deklaruara në NATO me sisteme të ndërveprueshme identifikimi do të ecë paralel me përmirësimin e kapaciteteve të kërkuara për vëzhgimin e hapësirës tokësore (përfshi sistemet e fluturimit pa pilot (UAV), detare dhe ajrore të RSH, për të garantuar monitorimin e hapesirës, sigurinë e informacionit, transmetimin e të dhënave dhe menaxhimin e dokumenteve, në përputhje me zhvillimet teknologjike”, thuhet në dokument.

Plani parashikon që Forcat Ajrore (FA) do të modernizohen dhe fuqizohen me helikopterë Black Haëk, dhe Ground Based Air Defence (GBAD). “Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore (SIVA) do të vijojë të integrohet në Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Raketore dhe Ajrore të NATO-s (NATINAMDS) për të siguruar vëzhgim të pandërprerë dhe shkëmbimin e pamjes ajrore për vendin dhe Aleancën. Gjithashtu, do të përmirësohen sistemet e komunikimit tokëajër-tokë, pajisjet speciale për ekuipazhet fluturuese dhe për mirëmbajtjen e helikopterëve. Forca Ajrore do të ndjekë dhe koordinojë zbatimin e projektit të NATO-s, për shndërrimin e Bazës Ajrore në Kuçovë në një Bazë të Dislokueshme Taktike në dispozicion të NATOs, por edhe për përdorim kombëtar”, thuhet më tej.

Sipas këtij dokumenti që po publikon Tirananews.al, prioritet do të jetë forca tokësore, me fokus grup-batalionin e këmbësorisë së lehtë, elementët e tij mbështetës dhe njësitë e tjera të deklaruara në NATO. “Nisur nga parimi i një seti të vetëm forcash, batalioni i dytë i këmbësorisë, si elementi kyç i grup-batalionit, krahas plotësimit me personel dhe intensifikimit të stërvitjes, do të kompletohet me pajisje, armatim dhe teknikë, për rritjen e fuqisë së zjarrit, lëvizshmërisë dhe mbrojtjes së trupave, për të qenë i gatshëm për pjesëmarrjen në operacionet e Aleancës. Programet e modernizimit në FARSH, do të përmirësojnë armatimin e lehtë, pajisjet individuale të ushtarit, mbështetjen me zjarr indirekt, sistemet e komunikimit taktik, pajisjet e zbulimit, pajisjet speciale për kushte ekstreme moti dhe terreni, pajisjet mjekësore dhe pajisjet e mbrojtjes individuale e kolektive ndaj ADM, krahas investimeve në infrastrukturën e jetesës dhe stërvitjes”.

Ndërkaq, oficerët do të titullohen pas arsimimit kryesisht në AFA apo në vendet Aleate, kurse  nënoficerët do të përzgjidhen midis ushtarëve/detarëve më të mirë pas përgatitjes në institucionet përkatëse arsimore.

  • vizioni shshpfa 20 23 1 page 001
  • vizioni shshpfa 20 23 1 page 002
  • vizioni shshpfa 20 23 1 page 003
  • vizioni shshpfa 20 23 1 page 004
  • vizioni shshpfa 20 23 1 page 005

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.