Kreu i Partisë Demokratike në një bashkëbisedim me gazetarët për pandeminë e koronavirusit tha se as ai dhe as përfaqësuesit e opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh nëpër spitale.
“Ju jeni burimi i vetëm i informacionit rreth asaj që po ndodh në spitalet COVID”, u tha ai gazetarëve.
Erjon Skëndaj, një nga gazetarët që ndjek prej kohësh nga afër situatën në dy spitalet COVID në vend tha se situata ka ardhur duke u rënduar dhe informacioni duke u censuruar. Ai tha se aktualisht është një infermier për 15 të shtruar në spitalet COVID.
Vijon…
