Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku aktualisht po zhvillohet seanca ndaj tij.
Aktakuza ndaj Thaçit është konfirmuar më 5 nëntor dhe mbi të rëndojnë 10 akuza për krime lufte.
Përveç Thaçit, Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj tre pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.
Sot para gjykatësve në Hagë është paraqitur edhe Jakup Krasniqi, i cili tha se është i pafajshëm për akuzat që e rëndojnë nga Specialja.
