Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për të njoftuar masa të reja parandaluese ndaj pandemisë.
Zv.ministrj Rakacolli ka njoftuar se do të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00.
“Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperiencën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni”-u shpreh Rakacolli.
Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve:
1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
