Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Depresioni pas lindjes tek nënat e reja mund të zgjasë rreth tre vite

18:31 / November 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebe 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stresi që gratë mund të provojnë pas lindjes zakonisht mendohet që mund të zhduket brenda një ose dy javësh, por duket se simptoma më të rënda depresive, të njohura si depresioni pas lindjes, mund të prekin disa nëna të reja për të paktën tre vjet.

Hulumtimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, në SHBA zbuloi se gratë vuanin nga depresioni pas lindjes për një kohë më të gjatë nga sa ishte menduar më para.

Në studim morën pjesë 4866 gra që u ndoqën nga mjekët edhe pasi lindën. Të dhënat zbuluan se rreth 25 përqind e grave raportuan nivele të larta të simptomave depresive dhe se 75 për qind e tyre përjetuan simptoma të depresionin në nivel të ulët gjatë gjithë studimit.

Stresi pas lindjes zakonisht është një fenomen që përfshin simptoma të tilla si ndryshime të humorit, ankth dhe probleme me gjumin, ndërsa simptomat e depresionit pas lindjes në kohë të zgjatur është më intensive duke u pasuar me të qara të tepërta, lodhje, humbje të oreksit, lodhje të shpeshtë, vështirësi në lidhjen me foshnjën dhe mendime negative.

Hulumtimi, i botuar në revistën “Pediatrics”, shpjegon që mjekët duhet të kontrollojnë nënat për simptomat depresive gjatë kontrolleve të rregullta të fëmijëve, duke theksuar se “shëndeti mendor i nënave është thelbësor për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve”.

Studiuesit vërejnë se depresioni i nënave pas lindjes rrit rrezikun e një fëmije për probleme njohëse, emocionale dhe të sjelljes.

Burimi: The Washington Post

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.