Klajdi Dokoli, i njohur ndryshe si miku i fisit Çapja në Elbasan është vënë në pranga.
Mësohet se Dokoli akuzohet për vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqiri, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
Dokoli dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të ‘killerave’ në rolin e informatorit. I riu informonte anëtarët e familjes Çapja në lidhje me lëvizjet e dy viktimave Beqiri.
