Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një mesazh të fortë kryeministrit Rama. Ai shkruan se është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar.
“Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Evropës, është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar!”, shkruan Meta.
