Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërcënoi me burg anëtarët e KPK pasi e shkarkuan, KPA le në fuqi vendimin për Edison Ademit

20:57 / November 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edison Ademi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademit për shkarkimin nga detyra.

Ky i fundit u shkarkua më 9 prill 2019 pasi iu gjetën probleme me pasurinë ku sipas ILDKPI-s ai kishte burime për t’i justifikuar, por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori deklaron vetëm një apartament banimi me sipërfaqe 65 m2, blerë në vitin 2003, përmes një kredie 30 000 euro.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK tha se apartamenti ishte 130 m2, ku ishte prenotuar në vitin 2003 dhe blerë në vitin 2012, në vlerën 45 mijë dollarë.

Në deklaratat e pasurisë, prokurori ka deklaruar të ardhura nga vëllai emigrant, nga viti 2005 deri në vitin 2017, në shumat nga 1 200 pound deri në 6 000 pound çdo vit. Sipas KPK subjekti nuk paraqiti prova për të vërtetuar ligjshmërinë e tyre.

Ndërkohë në fund të seancës dëgjimore me KPK-në, Ademi ka kërcënuar trupin gjykues duke u shprehur: “Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”.  

Vendimi i KPA-së (9 nëntor)

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Edison Ademi, kundër vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edison Ademi.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.11.2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.