Nissan Navara rikthehet në skenë në 2021 dhe do të jetë edhe më teknologjik. Makina e kompanisë japoneze me një histori prej 30 vitesh mbi supe rikthehet 4×4 por me një “tru” teknologjik.
Më modern në linjat ekstreme, gjithmonë duke menduar që të përballojë çdo lloj tereni sidomos i përditësuar në termat e sigurisë dhe ndërlidhjes.
Risitë kryesore kanë të bëjnë me Nissan Intelligent Mobility të Navara së re e cila mbështetet në Intelligent Forward Collision Warning. Kjo monitoron dy mjete përballë për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve me makina të shumta si dhe sistemin inteligjent të frenimit, dhe Inteligjencën Around View Monitor, i cili përdor katër kamera për të ndihmuar shoferët të vërejnë njerëzit dhe makinat që rrethojnë automjetin, duke e bërë më të lehtë parkimin paralel ose lidhjen e Navara me një rimorkio.
