Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkrimtari Salman Rushdie nuk dëshiron që të jetojë më i fshehur

19:06 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salman
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Salman Rushdie është lodhur duke jetuar i fshehur. Më 14 shkurtin e vitit 1989, udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Khomeini bëri publikisht thirrje për vrasjen e shkrimtarit. Arsyeja ishte libri i shkruar prej tij, “Vargjet satanike”, që për klerikun iranian përbënte një fyerje të skajshme ndaj Islamit.

Përmes një të ashtuquajture “fatva”, apo dekreti fetar, Khomeini i nxiti “myslimanët nëpër botë ta ekzekutonin autorin dhe botuesit e librit”, në mënyrë që askush tjetër “të mos guxonte më të fyente vlerat e shenjta të Islamit”.

Khomeini, asokohe 89 vjeç, shtoi se kushdo që vritej në përpjekjet për të zbatuar këtë dënim do të konsiderohej “martir” e do të shkonte në parajsë. Mbi kokën e shkrimtarit u vendos një shpërblim prej 2.8 milionë dollarësh.

Tri dekada më vonë, Rushdie është gjallë për të rrëfyer historinë e tij. Qeveria britanike i pati ofruar menjëherë mbrojtje policore, gjë që ishte ndihmesë e madhe. Por, për ateistin e lindur në Indi, nga prindër myslimanë jo praktikantë, jeta nuk do të ishte më njësoj.

Për gati 13 vite, ai u detyrua të lëvizte nga një shtëpi te tjetra, me pseudonimin Joseph Anton, e gjatë 6 muajve të parë ndërroi 56 banesa. Përkthyesin japonez ia vranë korrikun e vitit 1991. Disa ditë më vonë iu qëllua me thikë edhe përkthyesi italian, e pas dy vitesh, botuesi i tij norvegjez u qëllua me armë zjarri.

Në botën myslimane, libri shkaktoi indinjatë e protesta, por “fatëa” e lëshuar për Salman Rushdie u pa me tmerr në Perëndim, ku sot konsiderohet një hero i fjalës së lirë, ndërsa më në fund i ka lënë pas vitet e jetuara në hije.

fatva rushdie salman Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shembet pallati 4-katësh në Athinë, dyshohet se ndodhi nga gërmimet e një godine që po ndërtohej pranë tij

20:20 / June 30, 2026

Irani: Bisedimet e Katarit do të mbulojnë marrëveshjen me SHBA dhe asetet e ngrira

15:18 / June 30, 2026

NASA: Rreth 60 mijë ndërtesa mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar nga tërmeti në Venezuelë

14:49 / June 30, 2026

Shpërthim i fuqishëm në Monako/ Plagoset manjati ukrainas dhe anëtarë të familjes së tij

09:54 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.