Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studentët e drejtësisë kundër pedagogëve për rrëzimin e ‘Ligjit për Arsimin e Lartë’

19:06 / February 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
101 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Studentët e drejtësisë, që kanë zaptuar godinën, janë gati ta lirojnë atë me disa kushte, të cilat ia kanë adresuar dekanit Artan Hoxha përmes një letër-kërkese.

Plotësimi i tyre, shumica e të cilave janë ndihmesë e studentëve për vijimësinë e mësimit pa penalizime, do të mbajë peng edhe për një kohë relativisht të shkurtër auditorët e drejtësisë, të uzurpuara prej datës 7 janar. Kështu, Juridiku është e vetmja godinë që vazhdon të jetë e bllokuar.

Studentët e drejtësisë e kanë ngushtuar kauzën e tyre. Ndryshe nga asambletë e pedagogëve, të rinjtë nuk kërkojnë rrëzimin e Ligjit për Arsimin e lartë, por vetëm një nen, i cili ka të bëjë me programet e studimit në fushën e drejtësisë e specifikisht futjen e provimit të shtetit për të gjithë juristët. Kësisoj, ligji parashikon drejtësinë si profesion i rregulluar me ligj, ngjashëm me mësuesit e mjekët.

“Personat që kanë kryer studimet e integruara në drejtësi, ose në një program të ciklit të dytë të studimeve, të barasvlershëm me to, mund të konkurrojnë për t’u përgatitur si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, avokatë të shtetit, përmbarues privatë ose shtetërorë, si dhe juristë në administratën shtetërore, qendrore dhe vendore, pasi të kenë kryer provimin e shtetit në drejtësi.

Provimi i shtetit organizohet nga Ministria përgjegjëse për Arsimin dhe Ministria e Drejtësisë, sipas rregullave dhe procedurave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi”, citohet në pikat 2 e 3 të nenit përkatës, pas pikës që e kthen Drejtësinë si program të integruar 5- vjeçar dhe që ka nisur të aplikohet prej dy vitesh. Në letrën drejtuar dekanit, studentët i kërkojnë atij të adresojë në institucionet përkatëse shfuqizimin e këtij neni.

Kjo është pika më e vështirë për t’u arritur, pasi nuk është në kompetencën e dekanatit, pas të tjerave që kërkojnë të shtyhet sezoni i provimeve, të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave dhe përgjysmim të tarifave, zëvendësimin e orëve të humbura për shkak të protestës dhe mospenalizimim me mungesa. Një tjetër kërkesë lidhur me aspektin mësimor ka të bëjë me ofrimin e praktikave në gjykata, burgje a Parlament si dhe organizimin e gjyqeve simuluese. Me pak fjalë, studentët shprehin vullnetin që gjithçka të kthehet në normalitet.

Mësohet se shkresa i është nisur zyrtarisht dekanit Hoxha. Edhe përgjigja kërkohet në të njëjtën rrugë, por brenda së martës. “Afati për kthimin e përgjigjes: 12/ 02/2019. Sqarim: Plotësimi i kërkesave sjell lirimin e ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë”, shkruhet në fund të letrës nisur dekanit.

kunder petagogeve Studentet e Drejtesise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.