Deri më tani vetëm në Bashkinë e Korçës numërohen 50 mësues aktivë.
Mësohet se të gjithë mësuesit që kanë pasur simptoma të Covid janë karantinuar fillimisht e më pas pasi kanë dalë pozitiv me COVID, është bërë i mundur edhe zëvendësimi i tyre nga mësues të portalit.
Ndërkohë, në Korçë nga koronavirusi janë prekur edhe nxënës. Mësohet se janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 8 nxënës ndërsa bëhet e ditur se aktualisht janë mbi 20 nxënës në Korçë, të cilët nuk janë duke shkuar në shkollë.
