Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Neveri dhe përbuzje”, Rama i përgjigjet opozitës për pandeminë: Shpresat për pushtet janë…

11:43 / November 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një dalje për mediat bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe atë të rindërimit Arben Ahmetaj kryeministri Edi Rama tha se opozita po përdor pandeminë për pushtet.

Rama tha se nuk është e vërtetë që spitalet janë në kolaps apo që mjekimi për pacientët po bëhet në ambulancë.

Sipas kryeministrit opozita i ka shpresat për pushtet tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore.

“Më lejoni të ndaj ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të ashtuquajturës opozitë që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore.

Janë bërë zëdhënës të panikut, të çorodisë psikologjike, zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrave, sajesave dhe abuzimeve të një propagande të shfrenuar që dëmton moralin e mjekëve, infermiereve, eksperteve që po udhëheqin në këtë front ku Shqipëria ka një pjesë të vogël, në një vijë që përfshin të gjithë vendet e planetit.

Është e pajustifikueshme me asgjë që tu thuhet njerëzve që spitalet janë në kolaps. Kjo nuk është e vërtetë, edhe mund të ishin, por nuk janë, që njerëzit dergjen dyshemeve, çka nuk është e vërtetë. Që mjekimi bëhet në autoambulanca, falë edhe ndihmës së ndonjë media që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar.

Numrat po rriten kudo. Po vjedh kancelarja gjermane, kryeministri britanik?! Është një absurd që nuk vjen nga padituria, por nga qëllimi ogurzi për të përhapur panik, për të mbjellë dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme dhe vulgare, pasi po e përdorin për të marrë pushtet”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.