Pamjet e publikuara nga spitalet COVID në vend nga vetë kryeministri Edi Rama dhe jo nga mediat janë kthyer në një debat publik në vend. I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë, Rama tha se mund të hyjnë dhe mediat, por ai u kërkoi të ndihmojnë të mos shpërndahen dezinformime.
“Së pari njëherë, ka ndodhur dhe më parë që të hyjnë mediat me autorizime të veçanta, nuk është diçka e pamundur. Po natyrisht nuk mund të shkohet si në të tjera vende, kështu që mjafton të bëhet kërkesa, të merret në konsideratë kërkesa, autorizimi e të gjitha siç kemi vepruar dhe në rastin kur na është dashur të japim këtë informacion duke parë se sa shumë dezinformacion ka dhe natyrisht që çdokush, çdo media e autorizuar mund të bëjë punën e vetë aty. Po ndërkohë që jeni jashtë atyre spitaleve ndihmoni të mos shpërdahen dezinfromime përmes ekranit tuaj”, tha Rama.
