Politikani Edi Paloka ka postuar ditën e sotme një foto me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa.
‘Bravo Dua ! Super e sukseseshme, super e famshme dhe super modeste’, ka shkruar deputeti Edi Paloka krah fotos së postuar, ndërkohë që reperi Arkimed Lushaj, (Stresi), i njohur për afrimitetin me politikanët e PD i ka bërë një koment pikant.
‘Shkoni si çift zoti Paloka’, shkruan reperi, ndërkohë që nuk dihet kush e administron llogarinë e tij në Facebook pasi ai ndodhet në burg.
Mbrëmjen e djeshme Dua Lipa u shpall fituese e dy çmimeve prestigjioze, Grammy, në ceremoninë e zhvillluar në Los Angeles.

