Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Shqiptari rrëfen historinë e jashtëzakonshme: Si e shpëtova të riun italian nga vetëvrasja

14:51 / November 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
121614488 666357234254307 8188870561681882227 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ermir Bruka, i riu shqiptar i cili jeton në Londër është vendosur në fokusin e medies pas historisë frymëzuese dhe aktit kurajoz të tij.

Bruka shpëtoi jetën e një shtetasi italian, që donte të kryente vetëvrasje. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” Ermiri u shpreh se “kam ende emocione të asaj ngjarje, kam biseduar me djalin, i cili quhej Aleks dhe ishte me origjinë italiane dhe ai më ka pohuar se ka komunikuar edhe me motrën dhe se një ditë do të ritakohemi sërish”

Pjesë nga intervista:

“Jam shumë i vetëdijshëm për atë që ndodhi, e kujtoj çdo ditë. Ishte data 4 nëntor, ishte dita e fundit që do të karantinohej vendi. Atë ditë vendosa të dal me një mikeshën time në një bar për të konsumuar një kafe, duke ecur në këmbë buzë një ure, aty dëgjova zëra dhe u afrova që të shikoja se çfarë po ndodhte, pashë që një djalosh rreth të 25-ve po bënte një akt vetëvrasje, menjëherë u afrova me kujdes dhe fillova t’i flisja se nuk duhet ta bënte këtë veprim. Sapo arrita t’i afrohesha, ai thirri që mos u afro se do hidhem, u afrova me kujdes duke i folur dhe duke e pyetur për jetën dhe familjen dhe pse kishte vendosur ta bënte këtë akt të tillë të padrejtë. Arrita t’i afrohesha dhe e kapa për beli, ai rrëshqiti dhe po mbahej vetëm me një dorë, aty e ngrita me dy duart peshë dhe po e mbaja për beli, aty u bërtita disa njerëzve që po shikonin ngjarjen dhe ju kërkova ndihmë për të thirrur policinë. Menjëherë erdhi policia, provuan të komunikonin me djalin, por nuk ja arritën qëllimit.

Unë vazhdova bisedën me djalin dhe po e pyesja se pse duhet ta bëjë një gjë të tillë! Ai filloi të më tregonte se kishte pësuar një fatkeqësi, i kishte vdekur e ëma para disa muajve dhe kishte shumë vite pa komunikuar me motrën e vet, e cila nuk fliste dhe nuk mbante marrëdhënie me të. Ai më tregoi se kishte edhe probleme financiare. Unë vazhdoja të bisedoja me të për gati 30 minuta, derisa ai filloi të bindej dhe të mos e kryente atë akt të vetëvrasjes. Një moment ai tentoi përsëri të vetëhidhej, por unë nuk e lejova, i pohova se nëse ai hidhej, do të hidhesha edhe unë bashkë me të. Ai më pyeti për origjinën time dhe unë i tregova se jam shqiptar. Ai shpëtoi nga ai veprim që kishte marrë dhe u shoqërua nga policia në spital. Jam ndjerë shumë i emocionuar që arrita ta shpëtoj një djalë të ri, i cili ishte shumë i mërzitur me jetën, sot edhe pse kanë kaluar disa ditë, kam ende emocione të asaj ngjarje, kam biseduar me djalin, i cili quhej Aleks dhe ishte me origjinë italiane dhe ai më ka pohuar se ka komunikuar edhe me motrën dhe se një ditë do të ritakohemi sërish”, rrëfeu shqiptari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Transportoi naftë ruse drejt Turqisë, Kapiteneria e portit Durrës ndalon hyrjen në radë te anijes ‘Hanuman’

08:42 / August 29, 2026

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës, në fokus “Besa” dhe “Prania Besnike” në terren

08:38 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.