Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Merr fund stresi, Skënderbeu u rikthen buzëqeshjen tifozëve

20:08 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sksk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas gjashtë humbjesh radhazi në kampionat, Skënderbeu i Orges Shehit nuk ka zhgënjyer. Në Korçë, përballë Laçit, kampionët e Shqipërisë kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1, në një sfidë aspak të lehtë, teksa kurbinasve iu anulua edhe një gol, edhe pse në pozicion të parregullt. Protagonisti i ndeshjes ishte Krasniqi, që përveç se shënoi me kokë, fitoi edhe penalltinë e shndërruar më pas në gol nga Pervan.

Në fakt, u deshën plot 55 minuta që korçarët të gjenin rrugën e rrjetës, pasi Laçi ishte vendosur mirë mbrapa. Pikërisht Selmani që pengoi Krasniqin dhe shkaktoi 11-të metërsh, do të shënonte po me penallti vetë në fund, por nuk kishte më kohë për të kërkuar barazimin e dëshpëruar.

Me këtë sukses, Skënderbeu kalon Laçin në renditje, duke kapur vendin e katërt dhe duke iu afruar Teutës së vendit të tretë, tashmë vetëm tri pikë larg.

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu – Laçi 2-1

Krasniqi 55′, Pervan 76′ (p)/ Selmani 89′ (p)

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Sambu, Pëllumbi, Abazi, Taipi, Sibo, Dita (Kurti 54′), Pervan (Oto Xhon 83′), Muzaka (Gripshi 71′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eler, Jonuzi, Çokaj, Shtubina (Berisha 56′), Lushkja (Mane 74′), Xhixha (Okpotu 49′). Trajner: Besnik Prenga

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Nertil Bregasi, Olsi Sokoli

Kartonë të verdhë: Taipi 42’ / Gjoni 68′, Jonuzi 84′

buzeqeshje skenderbeu stres tifoze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Përleshjet e dhunshme pas fitores së Ligës së Kampionëve, policia franceze arreston 780 tifozë

15:41 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.