Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku i ‘kërkon llogari’ Manastirliut në emision: Pse mbahen 4-5 pacientë në një dhomë, pse nuk i ndani? Ja si përgjigjet ministrja

21:51 / November 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manastirliu Mezini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka pasur një debat të ftohtë dhe me ironi nga ana e ministres Manastirliu, lidhur me kapacitetin në dhomat e pacientëve dhe ngarkesës në to.

Mezini tha se ndërkohë që Covid 3-4 janë bosh, pse mbahen 4-5 pacientë në një dhomë, duke rritur dhe ngarkesën virale.

Manastirliu me ironi falenderoi median për këtë komunikim mes saj dhe doktorit ndërsa tha se e ka në dorë Komiteti i Ekspertëve për ta vendosur këtë gjë.

Mezini: Ne kemi në dhoma 4-5 pacientë, kur gjëja kryesore është ulja e ngarkesës virale. Pse nuk i hapim covid 3 dhe 4 që të kishim sa më pak pacientë në dhomë? Kështu i ka bota.

Manastirliu: Ne disponojmë kapacitetet për të pritur 550 pacientë në 4 strukturat tona. Në strategjinë tonë të zgjerimit të kapaciteteve, kur të kemi shtretër të vënë në dispozicion që janë ezauruar, do të hapim dhe spitalet rajonale.

Mezini: Nuk më kuptuat qartë më duket, nuk thashë këtë, thashë pse nuk lini 1-2 pacientë në dhomë po nga 4-45?

Manastirliu: Po e kuptova qartë. Komiteti i Ekspertëve ku ka dhe mjekë infeksionistë që vlerësojnë dhe ngarkesën virale, kanë vlerësuar që sistemi dhe shtretërit janë brenda standarteve që kërkohen. Nëse Komiteti i Ekspertëve thotë që duhet 1 shtrat në dhomë ne jemi gati ta vlerësojmë këtë standart. Unë shpresoj që të më thoni dhe protokollin e vendit të cilit i referoheni për 1 shtrat në 1 dhomë.

Mezini: Patjetër, nesër do ju dërgoj protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë gjermane.

Manastirliu: Ok faleminderit! (qesh me ironi)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.