Teksa kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga spitali COVID2, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, po me një video ku flasin familjarë të të sëmurëve. Faktet flasin vetë thotë Basha, duke shtuar se kryeministri e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.
POSTIMI I BASHES
Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare.👇
