Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zylfie Haklaj: Sali Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për të na goditur në Suedi, e akuzonte si kriminel lufte

20:31 / November 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haklaj berisha 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa e gjithë vëmendja është rikthyer tek raporti i Dick Marty për krimet e luftës në Kosovë, që akuzon luftëtarë të UÇK dhe drejtues politikë të saj, Sali Berisha del në media dhe hiqet si patriot i thekur, pavarësisht se votoi pro këtij raporti.

Në vitin 2008, Sali Berisha dërgoi në Suedi dokumente që Haklajt kanë lidhje me Ramush Haradinaj, pasi e akuzonte këtë të fundit si kriminel lufte.

Ja si e tregon këtë ngjarja Zylfije Haklaj, motra e Haklajve, në një intervistë dhënë për median disa muaj më parë.

“Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri? 

Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lufte. 

Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vret Sali Berisha me njerëzit e tij”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

“Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun.

“Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vrau familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të akuzuarit që i kanë vraraë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vrau?”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.