Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paralajmërimi i Vuçiç për luftë, Majko i ashpër: E dini gatishmërinë e shqiptarëve, fundi s’i dihet…

20:42 / November 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandeli majko 780x439 e1515228270875
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri shqiptar i periudhës së luftës së Kosovës, Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës ka reaguar ashpër pas paralajmërimit për luftë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Majko e cilëson të papërgjegjshme deklaratën e kreut të shtetit serb që u shpreh se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë”.

Ish-kryeministri thotë se kjo është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit evropian. Megjithatë ai ka edhe një paralajmërim për Presidentin serb duke i kujtuar gatishmërinë e shqiptarëve që janë në disa shtete.

“KOMENT. Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm! Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.  Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi” shkruan Majko.

Nuk kanë munguar reagimet edhe nga Prishtina për deklaratën e presidentit serb. Ministria e Jashtme e Kosovës kërkoi ndërprerjen e dialogut me Beogradin deri në nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Por cfarë tha Vuçiç? “Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”, deklaroi Vuçiç duke paralajmëruar se konflikti në Ballkan mund të rihapet nëse nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë./ db/Abcnews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, ish-polici u arrestua me Ergys Agasin, në banesë iu gjetën 7 armë

11:09 / August 29, 2026

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.