Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Mes ngrirjes së vezëve dhe lajmit se s’do bëhej kurrë nënë, Emma Roberts po pret një bebe

20:58 / November 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1212
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja e njohur amerikane Emma Roberts është duke përjetuar ditët e saj më të lumtura, në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Së fundmi në një intervistë për “Cosmopolitan”, Emma tregoi se gjatë jetës së saj ka jetuar me frikën se nuk do të bënte dot fëmijë pasi ishte diagniostikuar me endometriozë, një patologji gjinekologjike, ku endometriumi fillon të rritet jashtë mitrës. Aktorja tregoi se mrekullia ndodhi, kur ajo vendosi të mos mendonte më për fëmijët dhe shtatzëninë sepse gjërat e bukura ndodhin kur s’i pret.

“Kam dashur gjithmonë të kem një bebe. Kur isha fëmija i lutesha mamasë sime të bënte një tjetër bebe. Mbaj mend ditën kur e solli motrën time nga spitali, e mbaja në krahë dhe doja ta vishja me fustane e të luaja me të. Kur mbusha 16 vjeç ëndërroja që në moshën 24 vjeçare të martohesha dhe të bëhesha me fëmijë. Kur mbusha 24 thoja “E mbani mend kur në këtë moshë doja të kisha fëmijë?”. Por kur je aktore, udhëtimet, oraret e gjata në punë nuk të lejojnë të krijosh një familje. Pak vite më parë mësova se kisha endometriozë. Gjithmonë kam patur dhimbje të forta gjatë periodave, sa më duhej të lija shkollën dhe më pas të anuloja mbledhjet në punë. Doktoresha më tha “Duhet të ngrish vezët”. Të them të drejtën u tmerrova dhe mendoja se nuk do të bëja dot fëmijë. I ngriva vezët dhe ishte një proçes i vështirë. Më pas nisa ta bisedoj këtë me vajza të tjera dhe kuptova që nuk isha e vetmja. Duket e habitshme, por në momentin kur nuk mendova më për këtë gjë, mbeta shtatzënë. Megjithatë nuk doja të shpresoja më kot sepse gjërat mund të mos shkonin mirë gjatë shtatzënisë. Kështu që e mbajta lajmin të fshehtë. Shtatzënia më mësoi se në jetë nuk mund të bësh plane”-u shpreh aktorja.

bebe emma roberts ngrirjes vezeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.