Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë mëngjes pamje nga spitali COVID 4, i cili ende nuk është në dispozicion të pacientëve, pasi autoritetet gjykojnë se nuk është ende nevoja.
Rama thotë se realiteti është ndryshe nga çfarë pretendon opozita, që sipas tij ëndërron katastrofën.
“Mirëmëngjes dhe me Pjesën e katërt të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Daniela Nika, zv/drejtore e QSUT-së, thotë se kjo strukturë spitalore ka 110 shtretër.
“Aktualisht kjo strukturë ka 110 shtretër. Pacientët në momentin e parë që do të vijnë do të triazhihen. Është menduar që të ketë edhe një sallë mikrokiruergjie për të kryer ndërhyrje. Kemi parashikuar edhe një grafi portative që pacientit ti bëhet grafia në shtrat. Nuk jem në kohën e përdorimit, ne jemi gati, por kemi ende kapacitete për të pritur pacientë”, tha doktoresha.
Ajo shpjegoi se dhomat e pacientëve janë dyshe dhe janë të pajisura me të gjitha aparaturat.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1015534355591513/
