Presidenti Ilir Meta përsëriti paralajmërimin e tij se zgjedhjet e 25 prillit do jenë një referendum për të rrëzuar sipas tij “këtë sistem oligarkik” që qeveris vendin.
I pyetur se cilat hapa kushtetues do ndjekë Presidenti për të kundërshtuar ligjin që ka hartuar Kuvendi që i kufizon kompetencat kreut të shtetit, Meta tha se mbi Kushtetutën është vetëm popullit.
“S’ka mbi Kushtetutën asgjë, mbi të është vetëm populli, populli i dy marsit aty është vetëm se është shumëfishuar.
Kështu që të merren me pandeminë me shëndetin e popullit dhe këta oligarkët i ftoj të mos paguajnë kot e për gjitha ligjet që kam kthyer se do të zhgënjehen.
S’do ketë vazhdimësi të këtyre interesave korruptive e klienteliste, në 25 prill do jetë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik që kërkon t’i kthejë qytetarët në qenie pa vlerë të pambrojtur që ndodhën ato ngjarje e që po ndodhin, që të fryhen si shushunja. Kushtetuta mbi të gjitha, mbi kushtetutën vetëm populli”, tha kreu i shtetit.
