Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama ironizon zgjedhjet brenda PD: Proces farsë. Basha fshihet pas komitetit të partisë

16:05 / November 13, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe shprehur rezerva për zgjedhjet brenda PD-së, ku Këshilli Kombëtar i kësaj partie po zgjedh emrat e kandidatëve për deputetë.

Nga Fieri, në aktivitetin ‘Deputeti që duam’, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se lideri i PD-së fshihet pas komitetit të partisë për zgjedhjen e kandidatëve, ndërsa theksoi se në këtë proces farsë ‘asgjësoi’ ish-deputetin Klevis Balliu, i cili thuhet se është jashtë listave.

Ndërkohë, që Rama shigjetoi edhe faktin se edhe ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji s’do të jetë më pjesë e listave të kandidatëve për deputet. ndonëse nuk përmendi emra, Rama kujtoi se ‘Babales’ ishte vendosur thikë. Kujtojmë se ish-deputetit Salianji ishte ai që denoncoi rastin e ‘Babales’.

“Këtu nuk është thjesht një proces që nis e mbaron me skuadrën e deputetëve dhe deputetëve, por është një proces që shtrihet përtej kësaj, me skuadrën qeverisëse në të gjitha nivelet. Këtu në Fier kemi eksperienca të mira të vajzave dhe djemve që janë përfshirë në Këshillat Bashkiak të qarkut. Ky nuk është një proces që na detyroi dikush, apo për të thënë se; ja jemi të hapur, ja jemi të prirur ta ripërtërijmë gjakun në këtë organizëm të madh politik.

 Por është sepse është tradita jonë. Nëse s’do të ishte kjo traditë, s’do isha këtu sot. Si unë, dhe plotë të tjerë. Nëse sot jam këtu, dhe bashkë me mua është dhe Petro, kjo është shprehja më kuptimplotë e asaj që është tradita jonë. Dy njerëz të një moshe tani, nuk e di kush është më i ri nga ne të dy, pasi është konkurrencë e kot, pasi të dy i kemi humbur tjegullat e kokës, jemi zbuluar nga ana e çatisë, por të një gjenerate me dy drejtim e të ndryshme, që gjendemi në të njëjtën familje politike. Kemi pasur privilegjin që të kemi pozita përgjithësisht të mëdha, si ky shembull ka me mijëra në historinë e kësaj partie. Kjo është garancia për të gjithë ata që hezitojë. Kjo është një qasje e sinqertë, s’kemi nevojë që të bëjmë farsa, si ajo që bëjnë kundërshtarët tanë politikë. Farëse të panevojshme, e padobishme, por të ngrihet një komitet të urtësh dhe për të fituar një proces absurd, një numër të caktuar njerëzit, duke nënçmuar familjen politikë; duke iu thënë anëtarëve të partise që të thonë; ejani ju dhe kush duhet apo jo të jetë. Duke vënë ca kuota. E katandisen atë proces për të ‘vrarë’ djalin e Fariut. 

E pakuptueshme. Të fshihet pas një komiteti për të përfunduar kur thonë; kokoshi një thellë. Dhe për ta bërë copë-copë integritetin dhe besueshmërinë e partisë. Luli thotë se unë fshihet pas komitet të ekspertëve kur vjen puna për administrimin e kësaj situate kaq dramatike që po jeton vendi ynë. Ai ndërton komitete për t’u fshehur. Dhe përdor deri tek një ish-president, ish-rreshter, për të nxjerrë patllaken dhe asgjësuar djalin e Fariut. Apo përdor një ish-themelues partie dhe ish-ministër për të ekonomizuar dëmet, duke i ngulur thikën ‘Babales’. Ne nuk jemi fare në një botë me ta. Ne jemi krejtësisht në botën reale. Bota e fakteve, e shifrave dhe halleve reale.

 Shikoni ça ndodh sot. Diçka që nuk ndodh askund dhe këtë mund tua them me shumë përgjegjësi dhe keqardhje. S’ndodh askund rreth e rrotull nesh që nga vendet e rajonit, deri tek vendet që i shohim për të marrë shembull që të gjendet një opozitë e cila dhe për një sëmundje që bie një herë në shekull në botë, s’gjen dot forcën e brendshme, arsyet për t’u bashkuar në mënyrë konstruktive, njerëzore. Jo me qeverinë, por me shumicën dërrmuese të njerëzve që janë në hall e kanë nevojë. Që siç thotë populli, edhe nëse nuk ua zgjidh, hallin qaja. në këtë rast opozita është për ta qarë hallin, se nuk ka mundësi që ta zgjidhi. Ta qaj hallin dhe jo të bëje politikë me të, deri në pikën sa që çdo moment që ka mundësi, t’ju kalli frikën njerëzve e t’ju heq pasigurinë. Duke përdorur instrumente që janë instrumente të ulët fare të ulët të ndërveprimit të shoqërisë njerëzore; shpifje e gënjeshtra. Duke arritur që të shqetësojë familje e familje të tëra.”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.