Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vaksina kundër COVID-19, Shefi i OBSH-së: Të inkurajuar nga rezultati i testeve

08:30 / November 14, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kreu i OBSH 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se e gjithë bota duhet të përfitojë nga vaksina kundër koronavirusit.

Sipas Ghebreyesus, vaksina do të jetë mjeti kryesor që do të kontrollojë pandeminë.

“Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë”, tha Ghebreyesus, në mbyllje të punimeve të Asamblesë vjetore të OBSH-së. “Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejt. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë që të sigurohemi se të gjitha shtetet përfitojnë nga kjo arritje shkencore”, ka thënë Tedros.

Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe partneri i tyre gjerman BioNTech njoftuan të hënën se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, ku janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e afro 1.3 milion njerëzve në të gjithë botën. Deri më tani janë raportuar më shumë se 52.7 milionë raste me COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Wi-Fi falas në të 61 bashkitë e Shqipërisë/ BE: Një tjetër hap drejt përfshirjes digjitale dhe integrimit europian

13:53 / August 29, 2026

Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, ish-polici u arrestua me Ergys Agasin, në banesë iu gjetën 7 armë

11:09 / August 29, 2026

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.