Rama nga Vlora tha se kush do mund të shkoj në Turqi, por nuk ka asgjë më shumë se në Shqipëri.
“Njerëzit, një pjesë e madhe që s’kanë simptoma, pse i bëjnë simptomat tek privati? Nuk i ndalim dot, por i themi dëgjoni mjekët. Nëse nuk ndihesh mirë, sillu si ta kesh Covidin, sillu si të thonë mjekët, nuk ka nevojë ta bësh tamponin, pse e bën, për çfarë ta bësh. Një nga mjekët më tha që kur të dalësh, të lutem thekso, mos blini ilaçe kot. Mjekët e familjes e dinë se çfarë duhet të thonë në bazë të protokollit. Në momentin që je në gjendje të vështirë, të çojnë në spital se ka shtretër dhe kushte. Nuk ka asgjë që është në spitalet tjera që ne nuk e kemi ne. Cilët politikanë janë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është, Blendi Klosi nuk është, ministrja e financave nuk është. Nuk i ndalojmë dot, por anëtarët e qeverisë janë këtu. Disa e kanë kaluar, disa po e kalojnë dhe nëse kanë nevojë do shkojnë në spital publik. Silva Bino ishte në gjendje të rëndë dhe e kaloi në Infektiv. Patjetër që ka mundësi të shkojë në Turqi. Pse shkoi në Infektiv? Se duke qenë në brendësi, e di që në Turqi nuk ka asgjë më shumë se këtu. Mjekët janë heronjtë dhe absolutisht në detyrë”, tha Rama
