Kryeminsitri Edi Rama nga Vlora ka thënë se duket të marrë mandatin e tretë për të përfunduar punën që ka ka nisur.
Në fjalën e tij Rama është shprehur se duhet të përfundojë edhe gjysmën e Vlorës të cilën nuk e ka bërë akoma, duke thënë se atë duhet ta bëjnë ata, pasi nuk e bën Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi.
“Le të thonë ca të duan ata janë heronjë dhe janë apsolotisht. Nuk ka pyll pa derra, ka derra ne parlament ka derra në opozitë, ka derra në çdo fushë gjatë jetës, ka derra dhe mes mjekëve dhe infermierëve. Po e them me përgjegjësinë e plotë që prej 7 vitesh e ndjek që shumica dërrmuse e mjekëve dhe infermierëve janë apsolutisht në lartësinë e detyrës. Jemi këtu sot për ju dhe të gjithë vlonjatët. Të jeni të qartë se si ishte ky vend para disa kohësh. Për ata që nuk janë vlonjat nuk e kanë iden sesi ka qenë ky vend. Këtu do kaloje me maskë para se të vinte Covidi nga era e keqe dhe duhet të mbyllje sytë se nuk kishe çfarë shikoje ishin të fshehura nën pluhurin e harresës. Sikur e kishin zënë një pandemi. Nën këmbët tona nuk kishe mundësi të ecje. Shiteshin lloj lloj mallrash rrugve dhe as i shkonte mendja se mund te hapje lokal këtu. Pse na duhet madandati i tretë?
Sepse në anën tjetër është njësoj. Imagjinoni ju se Luli me leskon ta bëjë anën tjetër si kjo. Jo vetëm nuk do e bëj por do e shtoj leskua këtu me raki e qofte dhe do bëhet tap dhe sdo ketë familjarë që do kalojë këtu. Kështu është me çdo gjë sot pam urën, është ende e papërfundur ne do e përfundojmë, E dini pse ata e urrejnë qytetin, ata urrejnë cdo gjë që lidhte me qytetin. Urrejnë bukurinë, rregullin. Vlonjatët me shumë të drejtë thonë brenda lagjeve është siç ka qenë, ashtu është nuk e mohoj kush do i bëj leskua apo Luli apo Monika. Kush do i bëj?. Ne do e bëjmë parandaj duhet mandati i tretë.Si mund të bëheshin të gjitha këto për shtat vjet,” tha Rama.
“Dua t’u them vlonjatëve për aeroportin e Vlorës. Ne e kemi premtuar dhe do ta ndërtojmë, nuk diskutohet. Arsyeja e vonesës dihet. Pandemia na detyroi ta ndërpresim. Por aeroporti do ndërtohet. Disa dyshojnë, por kuptohet se dhe nëse vonon, shanset që të bëhet janë më shumë me ne, sesa me Monën dhe me Lulin. Shanset që çdo gjë tjetër të bëhet, janë më shumë me ne apo me ata? Ata janë të gjithë shalqinj me provë. Jam i bindur plotësisht se ditë pas dite njerëzit që janë në mëdyshje apo ata që thonë sot s’duhet të votoj, duhet të kuptojnë se nuk ka vend për mëdyshje. Ne jemi të vetëdijshmë që kemi boshllëqe dhe të meta. Është shumë e lehtë të bësh gola duke qenë në shkallët e stadiumit. Të zbresësh në fushë është më e vështirë. Sidoqoftë fusha është e hapur me të gjithë dhe për të gjithë”, përfundoi kryeministri.
