Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Nga një pikë e zezë, Shqipëria u kthye në Lazarat”, ja si i përgjigjet Lleshaj deputeti

10:56 / November 16, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është thirrur në një interpelancë urgjente nga disa deputetë të opozitës së re në Kuvend për të folur për sigurinë në vend dhe kriminalitetin.

Deputeti Korab Lita i drejtoi nga foltorja e Kuvendit disa pyetje mbi kriminalitetin ministrit Lleshaj, ku mes të tjerash tha se Shqipëria kishte një njollë të zezë gjatë qeverisjes së PD-së, që ishte Lazarati, ndërsa tani është shndërruar e gjitha në Lazarat.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha se prodhimi i kanabisit në Shqipëri ka rënë në nivele historike, ndërsa theksoi se edhe krimet kanë shënuar një rënie të ndjeshme, si dhe janë goditur më shumë grupe kriminale.

Korab Lita: Thirrja e kësaj interpelance urgjente ka të bëjë me gjendjen mjaft të rëndë, në të cilën ndodhet vendi, për sigurinë. Qeveria po përdor situatën e pandemisë për të fshehur kriminalitetin. Deri më 2013 ishte Lazarati një njollë e zezë për kanabisin në Shqipëri. Gjithë mediat botërore flisnin për këtë zonë. Me ardhjen në pushtet të kësaj mazhoranca u organizua operacioni i madh kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat, luftë që u fitua nga policia dhe rezultoi me një dëshmor nga radhët e policisë, Ibrahim Basha, që dha jetën. Jam krenar që ai ra në krye të detyrës, por duke parë rezultatet e mëvonshme dhe gjendjen e kultivimit të kanabisit në Shqipëri mendoj nëse ja vlejti jeta e dhënë e oficerit të policisë. Pasi Shqipëria nga një pikë e zezë që ishte, u shndërrua në një Lazarat të tërë. Për këtë i kam shtruar disa pyetje ministrit të Brendshëm, mbi situatën me krimin në vend.

Sandër Lleshaj: Interpelencat urgjente me ministrin e Brendshëm duhen parë pozitivisht. Para një muaji duke folur në kushtet e urgjencës për temën e sigurisë në vend kam thënë se na duhet mbështetja e politikës ndaj policisë mbi krimin. Niveli i rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri është në parametrat më të mirë historik të regjistruar në tre dekadat e fundit. Në periudhën janar-tetor 2020 janë regjistruar mbi 27 mijë vepra penale, krahasuar me mbi 29 mijë të regjistruar një vit më parë. Sa i përket krimeve të rënda kemi ulje gjatë vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe janë regjsitruar më pak krime në familje, vjedhje, si dhe krimi i vrasjes ka ulje të theksuar. Në vitin 2020 janë regjistruar 44 vrasje, ndryshe nga viti kur opozita e sotme dorëzoi pushtetin, kur kishim mbi 100. Kemi vende të BE që e kanë këtë tregues shumë herë më keq se Shqipëria dhe për këtë mund t’i referoheni të dhënave të Instat.

Sa i përket cështjeve që lidhen me sigurinë rrugore, kemi edhe këtu të dhëna pozitive. Në vitin 2020 kemi 153 të vrarë në aksidente rrugore, një reduktim i ndjeshëm nga vitet e mëparshme. Kundër krimit të organizuar kemi shënuar rezultate pozitive. Kemi Task Forcën Forca e Ligjit dhe operacionin Forca e Ligjit, që janë dy gjëra të ndryshme. Kemi shkatërruar 30 grupe kriminale gjatë këtij viti. Anëtarët famëkeq të strukturave kriminale janë pas hekurave. Opozitës tashmë i kanë shteruar ato emra të personaliteteve të krimit të organizuar, që i lakonte cdo ditë. Operacioni Forca e Ligjit, që godet pasuritë, ka përcjellë një mesazh të madh ndaj gjithë botës së krimit në Shqipëri, duke e cuar situatën në një stad të panjohur më parë. Edhe konfiskimet e këtyre pasurive do të arrijnë në një stad të panjohur më parë në vend. Më 2020, policia ka shtuar nivelin e kontrolleve në vend, si dhe ka rritur bashkëpunimin me partnerët. Më 2020 autoritetet italiane kanë kapur vetëm 911 kg kanabis me origjinë nga Shqipëria, kaq! Ka rënie në nivele historike të prodhimit të kanabisit në vend. Sasitë kanë arritur në minimum historik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.