Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përsëritur apelin e saj për SPAK për të vijuar rrugën e tij e për të qenë i ashpër pasi kanë mbështetjen e SHBA.
Deklarata vjen pas nisjes së hetimeve nga SPAK për deputetin socialist Ervin Bushati.
“Hetimet dhe aktakuzat e SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë se SPAK po lëviz përpara, hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbani kursin, jini të ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësisishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të reformës në Drejtësi”,-thotë Kim.
