Një ditë pasi SPAK konfirmoi nisjen e hetimeve ndaj tij, për fshehje të 7 pasurive dhe pas reagimeve të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, deputeti i PS Ervin Bushati është parë sot i qetë në oborrin e Parlamentit.
Kreu i PS dhe i fushatës elektorale të 25 prillit në Tiranë ka zgjedhur të lexojë librin e Spartak Brahos “Masakroni Servet Pëllumbin”.
