Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lleshaj: Qytetarët t’i denoncojnë ata që thyejnë karantinën. Po kthehen në rrezik publik

18:15 / November 16, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f72f0f73bbd5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se Policia e Shtetit e ka të pamundur të kontrollojë të gjithë qytetarët e infektuar me koronavirus që nuk zbatojnë rregullat e karantinimit.

Gjatë një takimi me strukturat e policisë në Durrës, Lleshaj kërkon nga qytetarët të denoncojnë rastet.

Ministri Lleshaj: Sigurisht që shifrat tashmë janë ato që njihni, pra shifrat e personave të prekur janë të mëdha dhe monitorimi fizik i tyre nuk është një çështje aq e thjeshtë.

Ne po punojmë, në bashkërendim të Policisë së Shtetit me strukturat e pushtetit vendor, për të arritur të bëjmë të mundur monitorimin e tyre dhe për të mundësuar edhe aplikimin e sanksioneve të domosdoshme.

Gjej rastin t’i bëj thirrje kujtdo që konstaton persona të infektuar, që janë në nivelin e papërgjegjshmërisë dhe dalin në mjedise publike, të kontaktojë Policinë e Shtetit, sepse ky është një rrezik jetik për qytetarët e tjerë.

Ftoj këdo që ka informacion, edhe median, që jo vetëm të ngrenë çështjen në tërësinë e saj, por edhe ta ngrenë çështjen në nivelin individual, përmes denoncimit pranë Policisë së Shtetit, në mënyrë që t’i parandalojmë personat e papërgjegjshëm për t’u bërë rrezik publik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.