Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla, ka treguar sesi do të funksionojë rimbursimi i ilaçeve për njerëzit që kalojnë Covid-19 në banesë.
“Rimbursimi përfshin paketa të miratuara nga mjeku i familjes. Nëse dikujt i shkrepet të blejë bombola oksigjeni, ne nuk rimbursojmë. Nuk funksionon kështu, por funksionon në mënyrë të qartë, në bashkëpunim me mjekun e familjes. Personat do të ruajnë recetat dhe do të rimbursohen”, tha Nikolla për A2.
