Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dha dorëheqjen si këshilltar i Presidentit për Sigurinë, Bahri Shaqiri i bashkohet LSI-së, do kandidojë për deputet në Shijak

17:17 / November 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BAHRI SHAQIRI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak ditë pasi dha dorëheqjen si këshilltar për Sigurinë i Presidentit Meta, Bahri Shaqiri i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai tha në një intervistë për News24 se do të jetë kandidat nën siglën e LSI në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa shtoi se do të kandidojë në zonën e Shijakut.

INTERVISTA

Z.Shaqiri, cila është arsyeja e dorëheqjes tuaj nga detyra e Këshilltarit të Presidentit Meta për Çështjet e Sigurisë Kombëtare?

Kam vendosur të testoj veten time në një sfidë të re, që nuk përputhej me statusin tim.

Dhe cila është kjo sfidë?

Të përfaqësoj komunitetin e Shijakut në zgjedhjet e ardhshme. Jo vetëm kaq, por t’i shërbej këtij komuniteti të mrekullueshëm, që meriton një të ardhme shumë më të mirë.

Si ju lindi kjo ide?

Në fakt nxitja erdhi si propozim nga përfaqësues të këtij komuniteti, të cilin e vizitova disa herë pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën, jo vetëm banesat e tyre, por edhe mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Po kështu edhe origjina ime ka rolin e saj në këtë angazhim të ri.

Përmes cilës force politike do kandidoni?

Besoj se hapësirën më të mirë për të qenë vetëvetja e shoh te Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilën kam patur një eksperiencë të shkurtër dhe më parë.

A pritet që ju të kryesoni listën e LSI për Qarkun e Durrësit?

Motivi im kryesor është të përfaqësoj komunitetin e Shijakut. Natyrisht, që ky kontribut i shtohet të gjithë Qarkut të Durrësit. Por LSI në Durrës nuk fillon me angazhimin tim politik, përkundrazi.

LSI është një forcë tepër solide dhe në rritje të pandërprerë, pranë së cilës janë afruar edhe shumë figura të reja dhe me përvojë, të cilat e drejtojnë dhe e përfaqësojnë me shumë përkushtim e pasion.

Edhe sikur të më kërkohej një gjë e tillë unë nuk do ta pranoja, pasi nuk synoj të përfitoj nga kontributi i të gjithë atyre që kanë punuar me përgjegjshmëri dhe integritet për LSI-në.

Unë synoj të jem një kontribut i shtuar i një ekipi fitues dhe mbi të gjitha të kontribuoj për të ndryshuar faqen e Shijakut, që ka aq shumë resurse për zhvillim. Mbi të gjitha të përfaqësoj qytetarët patriotë dhe punëtorë me vlera të jashtëzakonshme të Shijakut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.