Zëvendëskryeministri, Erion Braçe u ka bërë thirrje bizneseve që të respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19, ndryshe do të përballen me mbylljen.
”T’u shpjegosh në mënyrë konstante që: “Kjo që po bëni, që kjo që po ndodh do t’ju sjellë mbylljen, ndërkohë që është shumë më produktive dhe efektive për ju edhe për ne që ju të përgjysmoni numrin e tavolinave.”
Në qoftë se, sot ke 20 mbaj 10, do t’i kesh të hapura. Përmirëso shërbimin, shërbe në një kohë më të shkurtër. Më mirë të fitosh 50 lekë tani se sa të marrësh zero lekë mbas një muaji dhe përsëri nuk të kuptojnë.”-thotë Braçe.
