Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Akuzat e opozitës, Ministria e Financave: Angazhimi ekonomik gjatë pandemisë ka qenë maksimal

13:15 / November 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana bosh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Financave ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për ndihmë ekonomike ndaj sipërmarrjes dhe qytetarëve gjatë kohës së pandemisë, duke postuar të dhënat zyrtare ekonomike.

REAGIMI

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, duke marrë shkas nga disa deklarata, të cilat keqinformojnë publikun mbi ecurinë e indikatorëve kryesorë të ekonomisë, sqaron si më poshtë:

  • Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kredia për ekonominë është rritur në vlerë absolute në periudhën Shtator 2013 – Mars 2020, me 47.5 miliardë lekë ose 9%.
  • Prej vitit 2015, Qeveria Shqiptare, së bashku me Bankën e Shqipërisë, ka marrë masa gjatë qeverisjes për të siguruar që kredidhënia të bazohet në pasqyrat financiare të referuara në Administratën Tatimore, duke nxitur formalizimin e ekonomisë. Më tej, Banka e Shqipërisë dhe Qeveria Shqiptare ndërmorën reformën për reduktimin e kredive të këqija në ekonomi.
  • Si rezultat i këtyre reformave, niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit gusht 2020 zbriti në 8.1% nga 24.2% qe ishte në Shtator 2013.
    Interesi i Qeverisë për të nxitur kredidhënien për bizneset ka qenë i lartë edhe gjatë pandemisë. Për këtë arsye janë injektuar në ekonomi 2 Garanci Sovrane në shumën e 26 miliardë lekë, për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrjes për paga dhe kapital qarkullues apo investime.
  • Për rrjedhojë, stoku i kredive akorduar bizneseve jo-financiare për muajin shtator 2020 shënoi një rritje me 5.1%.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, në këtë tremujor u vërejt një kërkesë e shtuar për kredi nga bizneset e vogla e të mesme, si edhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Në tremujorin e fundit të vitit bankat presin zgjerim të kërkesës për kredi si nga biznesi i vogël e i mesëm, ashtu edhe nga ai i madh, me një rritje të pritur të kërkesës për kreditë për likuiditete.
    Kreditë e këqija kanë qenë një eksperiencë e hidhur për ekonominë shqiptare gjatë qeverisjes së shkuar, duke cenuar stabilitetin e sektorit bankar dhe detyruar rregullatorët të ndërhyjnë vonë përmes klasifikimit si kredi të humbura, të kredive të pakthyera prej më tepër se 3 viteve.
    Angazhimi i Qeverisë Shqiptare për mbështetjen financiare dhe sociale gjatë pandemisë ka qenë maksimal, duke aktivizuar dy paketa të mbështetjes me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe bizneset.
    Paketat e mbështetjes financiare dhe sociale gjatë pandemisë kanë disbursuar 12.9 Miliardë lekë për 299 mijë qytetarë.
    Ky angazhim është vijimësi e politikave sociale të Qeverisë, ku:
  • Gjatë periudhës 2009-2013, numri mesatar i bizneseve të regjistruar ishte 14,121, ndërsa në 2014-2019, numri mesatar i bizneseve të regjistruara ishte 20,785.
  • Pagesa e papunësisë është dyfishuar, nga 6,850 lekë në vitin 2013, në 13,000 lekë në vitin 2019.
    Mbështetja për shtresat në nevojë, reflektohet edhe në Buxhetin e miratuar në Parlament në datën 16 Nëntor, ku në vitin 2021 alokohen 2.5 miliardë lekë për pagesat e papunësisë dhe ndihmën ekonomike.
    Për sa më sipër, Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, mbeten të angazhuar të mbështesin qytetarët dhe sipërmarrjen, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në mbështetjen për faktorët, që nxisin rritjen dhe produktivitetin dhe në mbështetjen e drejtpërdrejt për kategoritë më vulnerabël.
kredia

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.