Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“BE refuzoi negociatat”, Pollo: Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë

15:30 / November 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 11 18 at 3.04.29 PM 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një deklarata nga selia e PD-së, ish deputeti Genc Pollo reagoi sot lidhur me lajmet se Bashkimi Europian refuzoi çeljen e negociatave me Edi Ramën kryeministër.

E vërteta sipas Pollos është se Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë.

Rama nuk bën gjë tjetër veçse batuta politike dhe gjithçka që të mbijetojë në postin që ende ka.

Çmimin për këtë e paguajnë shqiparët; Ata meritojnë një qeveri që punon realisht për ta.”- u shpreh Pollo, ndërsa theksoi se shqiptarët nuk kanë nevojë për një kryeminstër që poston çdo dhjetë minuta në Instagram por duan një tjetër që rrealisht lufton epideminë e mbështet ekonominë; duan një qeveri që do të sjellë shpresë tek njerëzit.

Deklarata e plotë:

Siç e kemi mësuar nga lajmet, dje Bashkimi Europian refuzoi çeljen e negociatave me Edi Ramën kryeministër.

E vërteta është se Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë.

Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore. Edhe pse kjo marrëveshje ishte ndërmjetësuar e bekuar nga Bashkimi Europian e nga Shtetet e Bashkuara: kjo është arsyeja madhore për refuzimin e djeshëm.

Rama, përsëri, e tradhëtoi ëndrrën e përbashkët që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës së Bashkuar.Rama nuk bën gjë tjetër veçse batuta politike dhe gjithçka që të mbijetojë në postin që ende ka.Çmimin për këtë e paguajnë shqiparët; Ata meritojnë një qeveri që punon realisht për ta.

Shqiptarët kanë nevojë jo për një qeveri që sheh gjithë ditën interesat personale; por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin në udhën drejt Bashkimit Europian.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një kryeminstër që poston çdo dhjetë minuta në Instagram por duan një tjetër që rrealisht lufton epideminë e mbështet ekonominë; duan një qeveri që do të sjellë shpresë tek njerëzit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.