Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nora Malaj mesazh prekës: Më dhembi shumë ky lajm! Ndërroi sot jetë njeriu që…

11:12 / November 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fb639a9bce93
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të personazhit që njihej nga të gjithë qytetarët si “Ver Llapa”.

Ajo shkruan se e ka trishtuar shumë ky lajm.

“Mirëmgjes miqtë e mi !

Sot mësova se Veri ,i miri Veri, njeriu që më shoqëroi jo vetëm mua , por gjithë brezin tim
në rritjen e moshimin tonë , Verin që e njihnim jo vetem ne q? jemi lindur e rritur e po moshohemi ne Tiranë , po dhe ata qytetarë që pas ‘90 erdhën në Tiranë , sot ka ndërruar jetë e nuk do jete më mes nesh .Më dhembi shumë ky lajm, për të mirin Veri . Ai nuk hyne as te vipat dhe as te të pasurit , po është identiteti i qytetit tonë , ndaj Përshpirtjen për kete njeri , te shkruar me aq dashuri nga Ilir Çumani, po e ndaj me ju ! Le të lutemi bashke vetëm nje minutë per shpirtin e të mirit Veri , që të shkoj në Parajsë . Ai ishte njeriu i mir?, i vërteti, i Tiranës sonë! Të qoftë dheu i lehtë Veri i dashur ! Zoti të pranoftë e i prehsh në Paqe !

PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË…. Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme të korruptuar me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme… Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama Njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd naiv, të bukur e të dëlirë…. Ik VERI…., prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, ishte një sakrificë sublime prej cigani e bohemi që aq shumë ta doja e ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI i mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”, shkruan Nora Malaj.

Untitled 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.